Finlanda rikthen kufizimet antiCOVID-19 për Belgjikën dhe Holandën

Udhëtarët që kthehen në Finlandë nga Belgjika dhe Holanda tani janë të detyruar të izolohen për 14 ditë, pas rritjes së rasteve me COVID-19 në ato vende, njoftoi sot qeveria finlandeze.

“Vendimi do të hyjë në fuqi të hënën”, tha qeveria.

Një javë më parë, Finlanda rivendosi kufizimet për Austrinë, Slloveninë dhe Zvicrën, për shkak të rritjes së infeksioneve atje.

Gjithashtu, kufizimet në trafikun kufitar të brendshëm janë hequr midis Finlandës dhe Estonisë, Greqisë, Hungarisë, Islandës, Italisë, Letonisë, Lihtenshtajnit, Lituanisë, Maltës, Norvegjisë dhe Sllovakisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu