Fitime milionëshe, pagat minimale! A shfrytëzohen punëtorët në markete?

Nga lista të hyrave dhe fitimeve të supermarketeve, ajo që bie më së shumti në sy është fitimi i madh i rrjetit të marketeve “Vero”. Ka 86,7 milionë euro të hyra, ndërsa profit prej 10,3 milionë eurove. Këto numra i theksoi edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në ClickPlus, duke u shprehur se rrjete të marketeve me fitime të mëdha ankohen për vendimet qeveritare për rritje pagash.

“Një supermarket në atë listën e juaj, e kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë, nuk i ka më shumë se 10 pika në gjithë territorin e Maqedonisë. I ka 10 milionë euro fitim. -Fitim a qarkullim? -Fitim! Nuk i ka më shumë se 10 pika, le të ketë edhe 15 pika! -E si e realizon këtë..? -Ajo i bie se… -Po të bëhet biznes është shkencë më vete… -Ajo është çështje tjetër. -A përfitoi prej subvencioneve të qeverisë? -…por të ankohesh se rritet paga minimale me vendim të qeverisë”, tha ministri Bekteshi.

Veç kësaj, ajo që theksoi i pari i ekonomisë, është edhe keqpërdorimi i punëtorëve në markete, që sipas Bekteshit, 99% e të punësuarve janë paguar me pagë minimale.

“Duke u bazuar në ato të dhëna e kam thënë disa herë që të punësuarit në ato zinxhire të marketeve nuk duhet të eksploatohen në maksimum. -Po çfarë kenë bërë, pasi e keni thënë? A e keni dënuar ndonjë supermarket? -Shumë! Shumë supermarkete. -Sa shumë? 700 milionë qarkullim, sa i keni dënuar, 1-2 mijë euro, 20 mijë euro… -Jo ka supermarkete që janë dënuar mbi 100 mijë euro…”

“-Po sa është totali i dënimeve në krahasim me qarkullimin? -…në mos respektimin e vendimeve të qeverisë dhe disa nga supermarketet që janë dënuar janë në atë listën që e keni publikuar ju”, tha Bekteshi.

TV21 pyeti deri tek zinxhiri i marketeve “Vero” për deklaratat e Ministrit dhe nëse në këtë kompani mbi 90% e punëtorëve janë të paraqitur me pagë minimale, por përgjigje nuk morëm.

Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, pas “Veros” fitim më të madh ka rrjeti i marketeve “KAM”, me 5,1 milionë euro, por të hyrat e këtij janë 187 milionë. Pasohet nga Kipper, që në vitin 2021 ka dalë me fitim 4,8 milionë ndërsa ka pasur 100 milionë euro të hyra. Më pas vijnë rrjetet e maerkteve Stokomak, Tinex, Kit-Go, Ramtstore dhe Zhito.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu