Fitimet milionëshe të qendrave tregtare “East Gate Mall” dhe “City Mall” në Shkup?

Kompleksi tregtar “East Gate Mall” si një nga më të fundit në Shkup që ofron blerje dhe argëtim në një sipërfaqe prej 160,000 metrash katrorë ka fitime të majme vjetore.

E gjithë këto fitime vijnë nga qiratë që janë dyqane me hapësirë prej 57,000 metra katrorë. Faqja e tyre e internetit thotë se ata kanë mbi 220 dyqane që ofrojnë ose përfaqësojnë më shumë se 350 brende. Ndërsa të punësuar figurojnë 38 veta, shkruan portali Faktor.

Por me gjithë këto kapacitete të ardhurat vjetore vitin e kaluar kanë qenë 18 milionë euro. Ndërsa, fitimi në fund të vitit 2022 ishte gati 3 milionë euro.

Kompleksi i dytë tregtar është “City Mall”, i hapur para më shumë se 10 viteve, me 90 mijë metra katrorë, 150 dyqane si dhe 23 të punësuar. Me gjithë këto, kjo qendër tregtare që menaxhohet nga kompania “SCM Retail” vitin e kaluar ka pasur të ardhura prej 13.5 milionë euro, ndërsa fitimi ka qenë 4.8 milionë euro, që është më i madh se “East Gate Mall”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu