Fitimi deri në 7.000 euro për hektar: Kjo bimë mjekësore është ari i gjelbër, e kërkuar në të gjithë Evropën

Kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike po shndërrohet në një biznes tejet fitimprurës në Kroaci, i nxitur nga kërkesa e lartë në tregun e Bashkimit Evropian për produkte natyrale dhe organike.

Sipas ekspertëve, bimë si mendra (menta apo e njohur si nenexhiku), kamomili dhe sherebela ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për fermat e vogla dhe të mesme familjare që kërkojnë profitabilitet të lartë dhe eksport të sigurt.

Fitimi nga mendra – Një hektar mund të japë deri në 1.500 kg gjethe të thara. Me një çmim tregu prej 4-5 euro për kilogram, të ardhurat bruto arrijnë në 6.000 deri në 7.000 euro për hektar, shkruan portali kroat Poslovni.hr.

Investimi dhe neto fitimi: Kostot e ngritjes dhe mirëmbajtjes së plantacionit janë rreth 2.000 euro për hektar, gjë që mundëson një fitim neto deri në 5.000 euro.

Mbështetja nga BE: Fermerët kanë qasje në fondet e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së për të kooficanduar sistemet e ujitjes, tharëset dhe certifikimin organik.

Tregu evropian i ilaçeve bimore, i cili u vlerësua në 69.23 miliardë dollarë në vitin 2025, parashikohet të kapë vlerën e 117.16 miliardë dollarëve deri në vitin 2034. Përveç nenexhikut, kultura si valeriana dhe mëllaga e bardhë po gjenerojnë fitime deri në tri herë më të larta se investimi fillestar./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu