Fitoren me 97% të votave të presidentit të Egjiptit që vrau 817 protestues, Britanikët e quajnë demokraci, por ja si u përgjigjen kritikët

Kryeministrja britanike Theresa May ka bërë skandalin e radhës duke e uruar të ashtuquajturin “president” i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, pas fitores së tij në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale.

“May përgëzon Presidentin Sisi për mundësinë për të udhëhequr Egjiptin përgjatë rrugës së tranzicionit demokratik”, tha një zëdhënës i May , duke shtuar se “angazhimi publik i Sisit për respektimin e limiteve të mandatit presidencial egjiptian, dërgoi një sinjal të rëndësishëm dhe të fuqishëm për të vizion për të ardhmen e vendit “.

Komentet e saj kanë ngritur kritika nga politikanë dhe aktivistë të të drejtave civile, duke ia kujtuar zonjës May se Sisi i Egjiptit erdhi në pushtet mbi trupat e vdekur të të paktën 817 protestuesve të vrarë në rrugët e Kajros, të cilët dolën ta mbronin votën që ia kishin dhënë presidentit të tyre legjitim, Muhamed Mursit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu