Fitorja e Putinit me “triumfalizëm” festohet edhe në Maqedoni?!

Fitorja e katërt me radhë e Vladimir Putinit për president të Rusisë është festuar edhe në Maqedoni përmes mesazheve të ndryshme nëpër rrjetet sociale, informon INA. Janë porosi dhe urime të shumta edhe nga personalitete publike, duke filluar nga kryetarë të partive më të vogla politike proruse, politikanë dhe aktivistë të organizatave maqedonase.

Sipas tyre me këtë fitore do ta kenë vështirë armiqtë e Putinit dhe se Rusia po përgatit diçka në Ballkan. Në një postim shkruhet se Putin nga mesi i prillit planifikon diçka për Ballkanin, për të goditur interesat e perëndimit dhe aleatëve të tyre siç janë Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendet e tjera. Disa nga urimet janë edhe në delirium dhe me porosi urrejtëse fashizoide.

Putin fitoi mandatin e katërt në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Rusi, ku sipas rezultateve shtetërore ai fitoi mbi 75 për qind të votave. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu