Fituesi i “BBV1” ka ‘dy fjalë’ për Luiz Ejllin

Fituesi i “BBV1”, Ilir Shaqiri i ftuar në “S’e Luan”, ka komentuar lojën e Luizi Ejllit. Sipas balerinit të njohur pika e fortë e Luizit është durimi, balerini ka treguar edhe ndryshimin mes tyre.

“Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, kurse ai flet shumë edhe pa i folur shumë. Ndoshta kjo është diferenca mes meje dhe atij. Ama, mendoj që ai ka një super-durim dhe kjo do ta çojë përpara dhe do ta bëjë që të jetë on top.

Ne na erdhi çdo gjë shumë natyrale, nuk u kacafytëm, nuk u masakruam që ditët e para sepse asnjëri prej nesh nuk njihte tjetrin dhe asnjëri prej nesh nuk pati një parapërgatitje. Këtë vit kanë ardhur më të përgatitur”, ka përfunduar Iliri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu