“Fjalët e mia gjithmonë dalin”, Rama: Rusët nuk kanë financuar vetëm PD

Kryeministri Edi Rama tha sot se financimi rus i Partisë Demokratike është fakt, ndërsa ka shtuar se nuk është e vetmja parti që është mbështetur me para nga Rusia.

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët mëngjesin e kësaj të marte kryeministri tha se akuzat e opozitës për Portin e Durrësit janë akuza pa fakte.

…që rusët të paguajnë duhet të kesh dhënë një provë apo jo, s’mund të paguajnë kot. S’mund të derdhin kot gjysmë milioni dollarë për të financuar një parti politike. Pse duhet t’i jepnin PD ato para, pse jo një partie tjetër? Megjithëse nuk është e vetmja parti në fakt, PD, që ka lidhje ruse. Fjalët e mia gjithmonë dalin, siç keni pasur rastin ta vini re. Sepse unë nuk hedh fall. Unë kur flas e di shumë mirë se çfarë them”, tha Rama, i cili shtoi po ashtu se dikush që paguhet për të shkelur interesin kombëtar, është pa atdhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu