Fjalët e Presidentes kroate në Tiranë shokojnë serbët

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, e ka treguar edhe një herë miqësinë që kanë kroatat me Shqipërinë dhe ka falenderuar shqiptarët që luftuan përkrah kroatëve gjatë luftës me Serbinë.

“Ishim fjalë për fjalë vëllezër në armë, para se të bashkoheshim në NATO në vitin 2009. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe më besoni, Kroacia nuk do ta harrojë atë”, tha Grabar Kitaroviç.

Ajo ka thënë se Shqipëria ishte mike e Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë.

“Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe u jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”, tha Kitaroviç.

Por kjo deklaratë e saj ka revoltuar mediat serbe të cilat kanë përfituar nga rasti për të bërë propogandën e tyre kundër mikes së shqiptarëve.

Në titullin e medias së Beogradit “B92”, shkruan “Kolinda shokon sërish: Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër në armë”.

E megjithatë revoltimet e serbëve nuk shqetësojnë kroatët, përkundrazi, pasi tashmë Kroacia është një shtet i fuqishëm dhe pjesë e NATO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu