Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti.
Ish-ministri Dritan Prifti humbi jetën ditën e djeshme në moshën 49-vjeçare përballë një sëmundje të rëndë gjaku.
Prej më shumë se një viti ai u shkëput nga aktivitetet politike për këtë arsye, duke kryer disa ndërhyrje të vështira në Itali.
Dritan Prifti ishte baba i katër fëmijëve.
David Prifti, në muajin gusht kishte uruar publikisht të atin me rastin e ditëlindjes së tij.
“I uroj gëzuar ditëlindjen personit nga i cili marr shembull. Të dua shumë babi. Faleminderit që gjithmonë më je pranë”, shkruante Davidi. /albeu











