“Flakë” për “Grupin e zjarrit”, Ahmeti në aktivitet me Grubin

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në një organizim të kompanisë “Agro Reka” e ku bie në sy që shoqërohet nga Sekretari organizativ i partisë, Artan Grubi.

Ditën e djeshme i a.q. “Grupi i zjarrit” në përbërje të disa deputetëve, zv.ministra, sekretar shteti, kryetar komune e nënkryetar partie, të gjithë nga partia BDI, i kërkuan Ahmetit të largojë Grubin dhe të hap debat brenda partiak. Ata e quajtën Grubin diletant, ndërsa ky i fundit deri më tani nuk ka patur ndonjë reagim publik ndaj bashkëpartiakëve të vetë.

Ajo që mëson “Smart News” është se Grubi mbrëm ka deponuar dorëheqjen e tij deri te Ahemti, por ky i fundit nuk e ka pranuar. Që Ahmti me Grubin nuk i ka prishur marrëdhëniet dëshmohet prania e Grubit përkrahë Ahmeti.

Megjithëse ka krisje në parti, Ahmeti duket se nuk e flijon Grubin për “Grupin e zjarrit” i cili kishte shprehur pakënaqësi edhe në të kaluarën.

Ditët në vijim pritet të jenë me zhvillime të reja në BDI dhe gjithësesi, siç bënë të ditur burimi ynë i informacionit, kësaj here Ahmeti e ka të pamundur të qetësojë fraksionet brenda partiake dhe i mbetet të zgjedh a do të vazhdojë më Grubin gjë e cila do t’ia largonte disa figura me të cilat e themeloni BDI-në dhe me të cilët rrugëtimin e kishte filluar edhe para se të merrej me politikë.

Kjo gjë mund të sjellë edhe ndodhi të tjera në parti, gjegjësisht edhe dridhje të karriges së Ahmetit si lider i BDI-së, komentojnë disa njohës të zhvillimeve politike në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu