Flamuri gjigant “çmend” serbët, mediat: Po na provokojnë, dëgjoni edhe këngët e tyre

Mediat serbe pretendojnë se Partizani i Beogradit ka marrë një sërë pretendimesh në takimin që po zhvillohet momentalisht në “Elbasan Arena”.

Në fillimin e takimit, tifozët shqiptarë kanë shpalosur një flamur gjigant kuqezi dhe kjo, sipas mediave serbe, është një provokim i hapur ndaj futbollistëve. Por ajo që i irriton më shumë janë këngët e tifozëve. “Kurir” raporton se mbështetësit shqiptarë kanë kënduar përgjatë gjithë minutave “Kosova është zemra e Shqipërisë”. Sipas po së njëjtës medie, kjo është diçka e turpshme sipas tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu