Flet Branko Manojlovski, tregon nëse do largohet ose jo nga BDI

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski ka përgënjeshtruar zërat se ai do ta braktisë BDI-në dhe do të kalon në parti tjetër të re.

Gjatë fundjavës në disa media u publikua lajmi se deputeti në fjalë do të kalon në partinë e re të veprimtarit Gafurr Adili. Mediumet në fjalë kanë shkruajtur se deputeti ka pasur takim konsultativ me Gafurr Adilin.

Por Branko Manojllovski për Zhurnal u shpreh i habitur dhe shkurt u përgjigj: “Për së pari herë po dëgjoj një gjë të tillë. Jam i lumtur në partinë time”, raporton zhurnal.

Ai mes tjerash thotë se lajmet që janë plasuar për të nuk i ka lexuar, dhe shprehet i habitur nga lajme të tilla totalisht të pavërteta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu