Flet heroi i Kosovës: Kemi fansat më të mirë në botë

Njeriu që i siguroi tre pikë të arta Kosovës ndaj Bullgarisë, Elbasan Rashani është tejet i gëzuar pas fitores së sontme.

Rashani, i cili u ftua për herë të parë me fanellën e ‘Dardanëve’, ishte heroi i skuadrës së Bernard Challandes pasi shënoi golin e fitores.

”100 shanca i patëm por në fund ke një krohosim i mirë nga djali nga Vushtrria. Ne jemi ndjerë perfekt sonte, jam shumë i lumtur”.

”Ka qenë vështirë por gjithë e kemi pas besimin se kemi me luftu deri në fund. Kemi mund të humbim poena edhe sot. Por sonte ka qenë dita jonë e rëndësishme. Kurrë s’kam pa fansa aq të mirë sa i kemi na”, deklaroi Rashani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu