Flet kunati i të ndjerës nga Struga: Mezi merrte frymë, na thanë ta sjellim në spital pasi të kemi testin e koronavirusit

Ajo nuk mund të merrte frymë, gruaja luftoi dy ditë dhe përmes dritares na thanë të vinim vetëm kur të bëhej një test pozitiv i koronavirusit, tha për ‘Telma’ Ali Telja, kunati i gruas së ndjerë nga Struga.

Nemljune Ibraimi, 66 vjeç, u dërgua të enjten në spitalin e Ohërit me një referim nga mjeku i saj i familjes. Por sipas kunatit të saj, atyre iu tha që do ta merrnin atë vetëm kur të shihnin rezultatet e testit pozitiv.

Ata nuk morën asnjë rezultat, por u informuan vetëm verbalisht sot se e ndjera dhe burri i saj ishin pozitivë për testin, ndërsa dhëndri dhe vajza ishin negative.

Sot ajo është varrosur kurse tani familja e saj do të kthehet në karantinë 14-ditore. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se do të bëhet një rishikim i plotë i rastit.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu