Flet mjeku: Në Itali nuk do jepen respiratorë për personat mbi 60 vjeç

Italia është vendi më i prekur në botë nga Covid-19. Si pasojë, mjetet shëndetësore dhe stafi janë në një krizë të vërtetë.

Numri i madh i të infektuarve për fat të keq ka bërë që tashmë pajisjet mjekësore nuk do i mundësohen të gjithëve.

Mjeku izraelit Gal Peleg i cili punon në Itali ka lajmëruar se makineritë e frymëmarrjes artificiale janë shumë të pakta në numër dhe përdorimi i tyre do të jetë i kufizuar.

Ai ka thënë se pacientëve të cilët nuk kanë më shpresë për t’u kuruar, do t’u mundësohet një takim i fundit me familjarët pavarësisht rregullave strikte të karantinës.

Mjeku gjithashtu ka dhënë edhe lajmin e keq, se tashmë nuk mund t’i venë në dispozicion këto aparatura për të infektuarit mbi 60 vjeç.

Kujtojmë këtu se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Itali humbën jetën 651 persona, duke e çuar numrin e viktimave në total, në 5,476, një shifër e cila është thuajse dyfishi i viktimave në Kinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu