Flet presidenti i UFC-së ja çfarë dënimi rezikon Khabib Nurmagomedov

Triumfi mbresëlënës i Khabib Nurmagomedovit kundër Conor McGregorit mbeti nën hije nga incidentet që ndodhën pas duelit.

Kampioni në kategorinë e peshave të lehta në UFC e mposhti yllin më të popullarizuar të kësaj gare në meçin e zhvilluar në kudër të UFC 229 në Las Vegas.

Porse pas përballjes, Khabib doli nga tetëkëndëshi për t’i sulmuar pjesëtarët e stafit të McGregor, derisa ky i fundit u përlesh me tre anëtarë të ekipit të Nurmagomedov.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë për TMZ se Komiteti Sportiv i Shtetit të Nevadas (NSAC) është duke bërë një hetim dhe planifikon t’i mbajë dy milionë dollarët (1.74 milion euro) e Khabibit.

White e ka kritikuar NSAC-un duke thënë se Khabib duhet të dënohet, por jo me gjithë shumën e parave që duhej ta merrte nga dueli.

Pasi McGregor e dorëzoi meçin në raundin e katërt, luftëtari nga Dagestani doli nga tetëkëndëshi duke sulmuar anëtarët e ekipit të Conor, teksa pjesëtarët e stafit të tij e sulmuan yllin irlandez. Me ndërhyrjen e stafit të sigurimit, situata u qetësua.

Kreu i UFC-së ka thënë se Khabib duhet të suspendohet nga katër deri në gjashtë muaj, por sipas White, ai duhet ta mbajë titullin. Sidoqoftë, presidenti e ka të qartë se nëse suspendimi është më i gjatë, atëherë Nurmagomedov nuk do të jetë në gjendje ta mbrojë titullin e tij, ashtu që mund ta humbë në të ardhmen.

Ai do ta mbajë titullin e tij. Dhe do të suspendohet, ndoshta mund ta pezullojnë nga katër deri në gjashtë muaj”, citohet të ketë thënë White.

Dëgjoni, tash për tash (NSAC) ia ka mbajtur të gjithë përfitimin (prej dy milionë dollarësh) dhe po flitet se duan ta mbajnë të tërin. Unë nuk mendoj se kjo duhet të ndodhë. Nuk duhet t’ia mbajnë të gjitha paratë. Mendoj se duhet t’i marrin 250.000 dollarë nga ai”, ka thënë presidenti i UFC-së.

Dueli i të shtunës kaloi shifrën prej dy milionë abonimesh në pakon ‘paguaj për të shikuar’ për UCF 229 duke e bërë atë ndër duelet më të shikuara në histori të UFC-së. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu