Flisnin me zë të lartë derisa transmetohej filmi në kinema dhe pengonin tjerët, të rinjtë qërojnë hesapet me grushta e shkelma (VIDEO, +18)

Ky është momenti shokues kur një rrahje masive ndodh brenda një kinemaje, ku për shkak se disa persona kishin biseduar me zë të lartë derisa po transmetohej në ekranin gjigant filmi i zhanrit horror “It”.

Rrahja masive është filmuar me telefon mobil brenda një kinemaje në Vyborg në Shën Petersburg të Rusisë.

Në videon e publikuar më poshtë, një i ri ngritët në këmbë dhe i sfidon disa djem që ishin para tij dhe që nuk e linin të qetë ta shikoj filmin, pasi flinin me zë të lartë.

Derisa ata fillojnë të shkëmbejnë grushta e shkelma, qindra tjerë po shikonin ngjarjen e tmerrshme dhe nuk ndërhynin për asnjë moment.

Dhe në një moment intervenojnë pjesëtarët e sigurimit të kinemasë, të cilët i “neutralizojnë” problematikët e përfshirë në rrahjen masive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu