Florian Marku: Jam patriot, në çdo ndeshje mbajë flamurin kuqezi

Boksieri shqiptar Florian Marku ka filluar të depërtojë me sukses edhe në Britani të Madhe. Meçin e fundit që e fitoi kundër Muma Mweembas brenda 2 minutave, e përcollën miliona njerëz në Evropë përmes gjigantit mediatik BT Sport.

Në një intervistë, dhënë gazetës angleze “Mirror”, Marku ka rrëfyer për jetën e tij dhe dashurinë që ka për tifozët shqiptarë.

“Në vitin 1997 familja ime e lëshoi Shqipërinë dhe u shpërngul në Greqi. Atë kohë kishte shumë probleme dhe babai im vendosi që të largoheshim. Tani ja ku jam në boks dhe jam krenar për arritjet. Motivimi im janë fansat, unë luftoj për ta. Ata më duan, sepse e jap zemrën time kur dal në ring. Unë jam patriot, ata më njohin. Në çdo meç kam flamurin e Shqipërisë në krah” deklaroi Marku.

Fitorja ndaj Mweembas ishte e shtata për boksierin shqiptar në boksin profesionist, e pesta me nokaut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu