Florian Nesimi ironizon Apasievin: U nervozua për shqipen në Ministrinë e Drejtësisë, ç’do të thotë kur jurisprudenca të zhvillohet edhe në shqip?

Florian Nesimi ka reaguar ndaj kritikave të liderit të së Majtës, Dimitar Apasiev, lidhur me vendimin e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, për ta paraqitur edhe në gjuhën shqipe faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Ky ndryshim është pjesë e hapave të ndërmarrë për zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimin institucional.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, analisti politik Florian Nesimi e ironizoi reagimin e Apasievit, duke shkruar:

“Apasievi qenka nervozuar pse Jeton Shasivari e ka bërë edhe në gjuhën shqipe faqen e Ministrisë së Drejtësisë. Po kur të bëhet edhe provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe, çfarë do të thotë vallë Apasievi?”

Reagimi i Nesimit vjen në kohën kur përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore vazhdon të jetë pjesë e debatit politik në vend, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar hapa të tjerë për zbatimin e dispozitave ligjore që lidhen me përdorimin e gjuhëve zyrtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu