Fluturakja luftarake pa pilot “Bayraktar Kızılelma” ekspozohet për herë të parë në festivalin e aviacionit dhe hapësirës në Turqi

Në festivalin prestigjioz të aviacionit në Turqi është ekspozuar për herë të parë fluturakja luftarake pa pilot Bayraktar Kizilelma. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fluturaken e projektuar dhe zhvilluar nga kompania Baykar, e cila u bë e famshme globalisht për serinë e saj të suksesshme të mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Festivali më i madh në botë i aviacionit “Teknofest Karadeniz” po mbahet në Turqi, ndërsa gara finale ka filluar në Samsun.

Dhe vëmendjen e vizitorëve e ka rrëmbyer një produkt i ri i kompanisë Baykar Teknoloji dhe është fluturakja luftarake pa pilot Bayraktar Kizilelma, që thuhet se u prezantua për herë të parë në publik.

Siç bëhet e ditur, karakteristikat e përafërta të Bayraktar Kizilelma janë një shpejtësi maksimale prej 900 km/h dhe një rreze luftarake prej 930 km.

Kjo fluturake do të mund të qëndrojë në ajër për rreth 5 orë në një lartësi maksimale operative prej 10700 metrash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu