Fondi pensional në rrezik, kërkohen reforma

Deficiti i Fondit shtetëror pensional është serioz dhe mund të rritet dyfish nëse nuk ndërmerren reforma. Paralajmërimi i tillë erdhi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar . Problemin për gjendjen e përkeqësuar në Fondin pensional, FMN e sheh në risitë e mëdha siç janë normat e ulëta për kontribute, por edhe në plakjen e popullatës si dhe uljen e popullatës me aftësi pune. FMN rekomandon se nevojiten reforma urgjente për qëndrueshmëri afatgjate të Fondit.

“Autoritetet t’i shqyrtojnë këto opsione, rritjen e moshës ligjore për pensionim, revidim të rritjes së pensioneve me shpenzimet e jetesës, reforma për rritjen e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore në veçanti të femrave dhe shqyrtimin për rritje të mundshme të normave për kontribute. Pa reforma dhe me ulje të popullatës me aftësi pune, deciti pensional projektohet dysh më shumë që të rritet deri më vitin 2030”, thanë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përveç se rrezikohet qëndrueshmëria e Fondit pensioal, FMN dhe Banka Botërore bëjnë thirrje për konsolidim urgjent skal, që të ulet deciti dhe të stabilizohet borxhi publik nën 50% të Prodhimit Bruto Vendor.

“Për vitin 2016 Misioni parasheh zgjerimin e decitit të përgjithshëm në 4% të Prodhimit Bruto Vendor. Në afat të mesëm, nëse nuk merren masa përkatëse, deciti i përgjithshëm projektohet që të ngelë në nivelin e rreth 3,4%, ku borxhi publik do të arrinte 55% të PBVsë”, theksuan nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.FMN vlerëson se për shkak të krizës së zgjatur politike, ekonomia e Maqedonisë ka pësuar tronditje serioze. Sipas projeksioneve të FMN-së, ky vit do të përfundojë me rritje ekonomike prej 2,2% ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë 3,2%. Nga ky mision paralajmërojnë se edhe krahas zgjedhjeve të caktuara për më 11 dhjetor, pasiguria mbetet edhe më tej. Për këtë shkak rekomandojnë reforma urgjente për rritjen e potencialit ekonomik në afat të mesëm. Këto ditë ky është raporti i dytë kritik për ekonominë maqedonase nga ky institucion. Paraprakisht, me kritika thuajse të ngjashme dhe rekomandime doli Banka Botërore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu