Forcat ajrore të Seulit shfaqin videon e gjuajtësve F-35 që godasin sistemet ruse

Kësaj jave mediat koreano-jugore njoftuan futjen në shërbim të skuadronëve të parë të avionëve amerikane F-35 të ardhur këtë muaj.

Ndërsa Korea e Veriut e quajti zhvillimin “veprim i i rrezikshëm” dhe kërcënoi të shkatërrojë të gjithë avionët e prodhuar në SHBA.

Ndërkohë forcat ajrore të Seulit (ROKAF) publikuan një video 4:38 minuta ku tregoheshin aftësitë e tyre të avancuara duke përfshirë dhe ato të gjuajtësve të rinj F-35A.

Në simulimet shihen goditje ndaj objektivave koreano-veriore si sistemet raketore Hëasong-14 dhe më tej të sisteme që ngjasojnë me raketat anti-ajrore ruse Pantsir-S1.

Seuli ka porositur 47 gjuajtës amerikanë të fjalës së fundit F-35A dhe besohet se ka marrë tashmë 13 prej tyre.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu