​Formimi i institucioneve të reja, Kurti nuk iu përgjigjet gazetarëve

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përsëri ka shmangur pyetjet e mediave rreth diskutimeve për çështjen e presidentit.

Kurti është pyetur nëse zhvillimet e brendshme në LDK, përfshirë thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, janë pjesë e pritjes së tij përpara se të nisë diskutimet politike për formimin e institucioneve, por nuk ka dhënë përgjigje.

LDK-ja ditëve të fundit është përfshirë në një proces të brendshëm pas kërkesës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, për largimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu