Formohet një parti e re shqiptare në Maqedoninë Veriore

Lëvizja Ilirida shumë shpejtë do të konvertohet në parti politike. Kjo Lëvizje e drejtuar nga Nevzat Halili, e cila vepron që nga viti 2004, ka mbajtur edhe takimi i parë prej nga edhe do të bëhen përgatitjet për mbajtjen e kongresit, raporton KOHA.

Platforma kryesore e Lëvizjes së Iliridës do të jetë jetësimi idesë për federalizim të shtetit me metoda demokratike të shprehura me votën e lirë të qytetarëve. Arsyeja se pse kjo lëvizje konvertohet në parti politike është se nuk janë realizuar aspiratat e shqiptarëve.

“Pasi që Maqedonia e Veriut tashmë do të bëhet pjesë e NATO-së, ne do të kemi më lehtë që të adresojmë problemet tona, diskriminimin dhe padrejtësitë. Të gjitha këta do ti arrijmë me metoda demokratike”, tha Nexhat Bexheti, koordinator i Lëvizjes Ilirida.

Ndryshe, pjesë e programit të Lëvizjes Ilirida është që në çdo vendbanim shqiptar të ketë nga një fabrikë, zgjidhja e papunësisë, ndërsa brenda katër vitesh pritet që të ulet papunësia në 15 për qind, qëndron në platformën ekonomike të Lëvizjes Ilirida.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu