Formohet parti e re, në lojë treshja e njohur maqedonase?

Në koluaret politike spekulohet se ish-ministri i jashtëm Nikolla Popovski është në proces të formimit të një partie të re politike bashkë me ministrin e tanishëm të punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe kryetarin e komunës së Kavadarcit, Mitko Jançev, shkruan portali maqedonas lider.mk.

Këtë informatë e liferoi një natë më e parë edhe gazetari Vasko Eftov në emisionin “Në Qendër”, ku ai nënvizoi se Popovski dhe Dimitrov janë kandidat potencial për të drejtuar një parti politike. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu