Formohet qeveria spanjolle, hapet rruga për ratifikimit e protokollit për Maqedoninë në NATO

Parlamenti i Spanjës sot i dha përkrahje liderit të socialistëve Pedro Sançez për formimin e qeverisë së koalicionit, me çka i jepet fund krizës pothuaj njëvjeçare në ekonominë e katërt sipas madhësisë në eurozonë.

Formimi i Qeverisë spanjolle do ta hapë rrugën për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, me çka shteti i ynë do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës. Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, në profilin e tij në Fejsbuk, e ka përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së Spanjës.

“Lajm i mirë nga Madridi! Sapo u votua Qeveria e re e Spanjës, Urime deri te kryeministri Sançez”, publikoi në Fejsbuk Zhernovski.

Lideri i Partisë Socialiste të Spanjës, Pedro Sançez sot e mori përkrahjen me 167 vota në Parlamentin 350-anëtarësh spanjoll për formimin e Qeverisë së koalicionit me partinë e majtë Podemos.

Të dielën, në rrethin e parë të votimit, koalicioni i Sançezit nuk mori përkrahje nga më shumë se 176 deputetë, e sot në rrethin e dytë të votimit, ishin të nevojshme më shumë vota “për” se “kundër”.

Socialistët e Sançezit fituan në zgjedhje në prill vitin e kaluar, por ai nuk mori mjaftë vota për formimin e pavarur të qeverisë. Pasi nuk mori përkrahje nga partitë tjera në nëntor, u mbajtën zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme, ku janë arritur rezultate të ngjashme, pas çka socialistët e Sançezit formuan koalicion me partinë më të vogël të majtë, Podemos, me të cilët së bashku kanë 155 deputetë.

Për dhjetë muaj, Protokollin për aderim në NATO e ratifikuan 28 nga gjithsej 29 anëtarë, ndërsa pranimi i Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të të NATO-s është i sigurt, hyrja është vetëm formalitet, pasi vendimi dhe pajtueshmëria nga 29 vendet anëtare veçmë është dhënë.

Nga ana e jonë, megjithatë Propozimi ligji për ratifikimin veçmë është në procedurë kuvendore. Qeveria nga fundi i muajit të kaluar ka vendosur për ratifikim të parakohshëm te ne, me qëllim që të mos humbet kontinuiteti në procesin e zyrtarizimit të anëtarësimit tonë, duke marrë parasysh atë se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill, ndërsa Parlamenti shpërndahet më 11 shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu