Forumi Rinor i VLEN-it shpërndan ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

Forumi Rinor i VLEN-it ka organizuar një aksion humanitar në mbështetje të qytetarëve të Gostivarit, të cilët po përballen me vështirësi në furnizimin me ujë të pijshëm.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, anëtari i Forumit Rinor të VLEN-it, Arbnor Maliqi, bëri të ditur se të rinjtë e forumit janë angazhuar për të siguruar dhe shpërndarë ujë të pijshëm për banorët e prekur nga situata.

“Në ditët e vështira, qëndrojmë krah qytetarëve tanë. Situata me ujin në Gostivar kërkon reagim dhe përgjegjësi. Si Forum Rinor i VLEN-it u organizuam për t’u dalë në ndihmë banorëve, duke siguruar dhe shpërndarë ujë të pijshëm për qytetarët që po përballen çdo ditë me këtë sfidë”, ka shkruar Maliqi.

Ky aksion vjen në kohën kur Gostivari vazhdon të përballet me krizën e furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa iniciativa synon të lehtësojë sadopak gjendjen e qytetarëve deri në normalizimin e situatës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu