Një foshnje 10 muajshe ka shpëtuar për mrekulli, pasi mjekët i gjetën një engjëll të vogël plastik që i kishte ngecur prej 2 javësh në ezofag.
Nëna e foshnjes ka treguar për BBC News se si në fillim mjekët i kishin thënë se djali kishte problemet me grykët, por pas disa ditësh ishte zbuluar e vërteta e vështirësisë së tij në ngrënie dhe frymëmarrje.
Foshnja 10 muajshe Laith Atiga po luante në shtëpinë e gjyshes së tij në Berkshire kur papritmas filloi të kollitej.
“Unë po e kontrolloja dhe zbulova se djali nuk po mbushej me frymë. Ai u bë ngjyrë blu dhe filloi të shkumëzonte. Sytë po i rrokulliseshin”, ka rrëfyer Jude, nëna e djalit.
Pasi e dërguan në spital djali u bë mirë, madje filloi sëish të luante. Por pas 3 ditësh foshnja mori sërish një kthesë të keqe.
Kështu Jude vendosi ta çonte në një spital në New York ku iu nënshtrua zërish rrezeve X. Më 13 gusht Laith u operua dhe mjekët i nxorën një engjëll plastik nga ezofaku.