Shumë prej nesh, preferojnë të konsumojnë një drekë me pamje të bukur përpara syve, por kur tryeza jonë e ngrënies qëndron në ajër, mbi një dysheme transparente që kapet pas një shkëmbi, këtu historia ndryshon.
Një vendndodhje panoramike kineze sapo ka hapur një restorant për ata që adhurojnë rrezikun ekstrem, raporton Daily Mail.
Vera, ëmbëlsira dhe çaji i pasdites shërbehen në platformën e frikshme që qëndron në disa qindra metra lartësi nga toka në Shiniuzhai National Park të qytetit të Yueyang.