Ministri Ben-Gvir: Izraeli mund t’i thotë jo Trumpit, nuk duhet ta pranojë armëpushimin në Liban

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir ka thënë se Izraeli është i aftë të sfidojë presidentin e SHBA-së, Donald Trump nëse është e nevojshme dhe se një armëpushim në Liban është i papranueshëm.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga media izraelite Arutz Sheva, Ben-Gvir tha se Izraeli sigurisht mund ta refuzojë një apel nga Trump. Për Libanin, ai tha se nuk duhet të ketë “asnjë armëpushim në asnjë rrethanë.

Ben-Gvir tha gjithashtu se koalicioni qeverisës i krahut të djathtë, pjesë e të cilit është ai, mund të qëndrojë në pushtet pas zgjedhjeve të ardhshme të Izraelit këtë vit teksa theksoi se duhet të punojnë për këtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu