BDI 7,9%, VLEN 7,1%! Anketat e tetorit nxjerrin diferencë mes dy rivalëve shqiptarë!

Vetëm 0,8 pikë përqindjeje e ndajnë BDI-në dhe VLEN-in, sipas rezultateve të tri anketave të realizuara gjatë muajit tetor, të cilat u prezantuan nga kryeministri Hristijan Mickoski në një takim me gazetarët.

Sipas të dhënave të prezantuara, BDI gëzon mbështetje prej 7,9%, ndërsa VLEN prej 7,1%, duke treguar një diferencë të ngushtë mes dy subjekteve politike shqiptare.

Në nivel shtetëror, VMRO-DPMNE regjistron 24% mbështetje, LSDM 8,5%, Levica 6% dhe ZNAM 2%.

Rezultatet janë përmbledhje e tri anketave të tetorit, dy të realizuara në terren dhe një përmes telefonit.

Ndërkohë, qytetarët kanë identifikuar korrupsionin dhe kriminalitetin (33%), si dhe ekonominë dhe standardin jetësor (27%), si çështjet kryesore me të cilat duhet të merret Qeveria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu