Fotoja plot mesazh: Erdogan e jo Putin, në krye të vendit (FOTO)

Drejtuesit e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, të cilët po takohen në Samarkand të Uzbekistanit, u ulën për të biseduar në një atmosferë më të relaksuar rreth një tavoline me ushqime.

Të pranishëm ishin presidenti rus Vladimir Putin, në një udhëtim të rrallë jashtë Rusisë që nga shpërthimi i pandemisë, presidenti turk Tajip Erdogan, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Atyre u janë bashkuar udhëheqës të tjerë të vendeve të Azisë Qendrore.

Në krye të vendit qëndronte Erdogan, të cilin udhëheqësit e tjerë e ndiqnin ndërsa ai fliste.

Mikëpritësit uzbekë kishin organizuar edhe një udhëtim me varkë për drejtuesit, por ai u anulua. Të paktën drejtuesit mbollën fidanë, siç e dikton zakoni.

Organizata, anëtarët e së cilës përfshijnë Kinën, Rusinë, Indinë, Pakistanin dhe ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore, u krijua në 2001 si një mjet për bashkëpunim politik, ekonomik dhe të sigurisë, duke konkurruar me organizatat perëndimore.

Ajo nuk është një aleancë ushtarake, si NATO, apo një organizatë integruese si BE, por anëtarët e saj punojnë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe për të promovuar tregtinë.

Edhe pse seanca kryesore e samitit do të zhvillohet të premten, të gjithë sytë ishin te takimi dypalësh mes presidentëve të Kinës, Xi Jinping dhe Rusisë.

Për presidentin rus, i cili është kthyer në Azi pasi sanksionet perëndimore u vendosën ndaj vendit të tij për pushtimin e Ukrainës, samiti është një mundësi për të demonstruar se Moska nuk është e izoluar në skenën ndërkombëtare.

Përveç Xi, Putin u takua me presidentin iranian Ibrahim Raisi, vendi i të cilit dëshiron të anëtarësohet në SCO dhe kryeministrin pakistanez Sebkhaz Sharif. Të premten ai do të zhvillojë bisedime me kryeministrin indian Narendra Modi dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu