Fotot e Dua Lipës në dyqane të Serbisë, qytetarët e zemëruar kërkojnë largimin e tyre

Dua Lipa është në partneritet me markën e njohur Puma. Një ndër këngëtaret më të famshme botërisht është Dua Lipa e cila nuk ka të ndalur me projekte të ndryshme si muzikore, si rreth modës po ashtu edhe të filmit.

Ajo gjithashtu njihet si njëra ndër partneret e markës së njohur sportive Puma. Ajo së fundi solli koleksionin e ri të veshjeve dhe atleteve, i cili po pëlqehet mjaft shumë botërisht dhe po bën marramendës të shitjeve.

ljo gjë si duket po u duket problem qytetarëve serb pasi ata së fundi kanë kërkuar largimin e posterave të mëdhenj të Duas nga dyqanet në Serbi.

Mediat serbe gjithashtu kanë publikuar lajme të ndryshme, duke treguar se qytetarët e tyre po e quajnë Duan nacionaliste e cila bën apel për bashkim kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Si mundet që dikush që përhap në mënyrë aktive gënjeshtra për historinë tonë dhe shqiptare të shfaqet në tabelat që zbukurojnë qendrat tregtare vendase? Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet në një kohë kur statusi i krahinës jugore serbe është i çështje e ndjeshme. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët”, u shpreh qytetari serb.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu