Franca godet Kosovën, pezullon liberalizimin e vizave

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, deklaroi se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.

Ai shtoi se ky vendim është marrë pasi nuk është mbajtur fjala e dhënë për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq duhet të tregohen më të përgjegjshëm.

“Ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim të mirë dhe të fortë. Presim të respektohet nga të dyja palët. Është përgjegjësia e Vuçiç që ta dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi. Dhe më pas etapat e ardhshme, nga ajo që presim është e thjeshtë, riorganizimi i zgjedhjeve në komunat që u bënë në kushtet të papërshtatshme, pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve. Njohjes e Asociacionit të komunave serbe nga Kosova, plotësisht dhe totalisht. Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Osmani dhe Kurti. E them, ne u kemi besuar për vizat, çështja është pezulluar nga Franca, sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu