Franca reagon pas publikimit të “non-paper”: Nuk jemi burimi i saj

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas publikimit të djeshëm tënjë “non-paper”, franko-gjerman i cili dje u publikua si dokument për zgjidhjen e problemit midis Kosovës dhe Serbisë.

Në reagimin e ambasadës së Francës thuhet se Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i këtij “non-paper”.

Sipas kësaj ambasade, Franca e mbështet dialogun dhe përpjekjet nga Bashkimi Evropian.

Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturin non-paper franko-gjerman të botuar sot në Koha Ditore. Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”, thuhet në reagim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu