Frika gjermane nga fluksi i emigrantëve, “kuotat” ngrenë alarm më shumë se jeta njerëzore

Frika nga përhapja më e madhe e fluksit të emigrantëve ka bërë që Gjermania të ngre alarmin për një krizë si ajo e 2015-tës, apo edhe më e rëndë.

“Nëse Evropa nuk i siguron kufijtë e saj, mund të ketë një valë refugjatësh në të gjithë Evropën”, tha ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për t’i ndihmuar partnerët tanë evropianë të kontrollojnë në kufijtë e jashtëm të BE. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të pësojmë një valë refugjatësh si në 2015 – ose ndoshta një edhe më të madhe.”

Seehofer po bën fushatë për planin e vendit të tij që BE të miratonte një sistem të ri kuotash lidhur po politikat e shpëtimit të emigrantëve.

Seehofer, një anëtari i partisë CSU, ishte një nga zërat më kritik ndaj planeve për të hapur kufijtë e vendit, një politikë kjo e promovuar nga kancelarja Angela Merkel.

Ai madje ka hartuar plane për të pranuar vetëm një të katërtën e azilkërkuesve që arrijnë në BE përmes kalimit nga Afrika e Veriut në Itali dhe u zotua të mos pranojë asnjë prej emigrantëve që hyjnë në BE përmes Greqisë ose Spanjës.

Ministri i Brendshëm gjithashtu ka kërkuar më shumë fonde të BE-së për të mbështetur Turqinë dhe Greqinë, si porta hyrëse të refugjatëve. Zyrtarët e BE-së nënshkruan një marrëveshje me Ankaranë në 2016 për të ndihmuar në menaxhimin e krizës së emigrantëve, një marrëveshje që nuk po zbatohet nga pjesa e unionit. Teksa Berlini po i bën thirrje BE të vendosur një sistem detyrues të kuotave, këto plane janë rezistuar nga shtetet e Evropës Lindore si Hungaria dhe Polonia, të cilat thonë se “emigrantët nuk janë barrë e tyre”.

Por planet e Seehofer nuk po pëlqehen nga partia e tij, duke paralajmëruar se nisma e tij do të detyrojë emigrantët të kalojnë në duart e kontrabandistëve.

Gjermania, Franca, Italia dhe Malta duan që të imponohet një proces ku kontrollohen, zhvendosen dhe kthehen të gjithë ata që nuk kualifikohen brenda katër javësh.

Më shumë se një milion emigrantë arritën në BE në vitin 2015 teksa iknin nga lufta në Siri dhe Irak.

Ata ndezën një krizë politike në të gjithë BE-në ndërsa shumica argumentuan se është detyre njerëzore të shpëtohen ata që mbërrijnë në brigjet e Evropës.

Ardhjet e reja në Evropë për momentin janë më të ulëta në shtatë vjet, e megjithatë, viktimat ende po fundosen poshtë detit Mesdhe. Më shumë se 1.000 njerëz kanë vdekur vetëm në Mesdhe këtë vit, ku shumica kishin marrë rrugën nga Libia për në Evropë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu