Fronti Europian paralajmëron padi për anëtarët e KSHZ-së! Osmani: Motivet janë që të njolloset komuniteti shqiptar

Fronti Europian vlerëson se në KSHZ janë bërë shkelje të procedurave me vendimet joligjore për rivotim në disa vendvotime, përcjell TV21. Bujar Osmani theksoi se do të ketë padi penale për anëtarët e KSHZ-së.

Ai shton se monitoruesit ndërkombëtarë dhe ata të vendit konstatuan se zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit ishin demokratike. Sipas Osmanit Gjykata Administrative duhet t’i hedhë poshtë këto vendime sepse siç tha nuk ka asnjë bazë faktike, të gjitha vendimet janë marrë me marrëveshje politike.

“Motivet sipas nesh janë tre: 1. Është qëllimi për të mos lejuar që për herë të parë për të mos lejuar që pas pavarësisë të vendit një koalicion i udhëhequr nga partitë shqiptare të jetë subjekti i dytë në vend. 2. Të zbutet thellësia e humbjes së tyre te komuniteti shqiptar dhe 3.Të njolloset komuniteti shqiptar që në kushte kur qeveria që organizon zgjedhjet është e udhëhequr nga një shqiptar por edhe vendbanimet me shumicë shqiptare të njollosen se ata vjedhin procesin zgjedhor”, tha Bujar Osmani, Fronti Europian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu