Fshati shqiptar ‘i mbytur’ në naftë, por rrezikon të zhduket nga harta

Noton mbi naftë, por fshati Kocul i Selenicës po shkatërrohehet dalëngadalë.

Për të shkuar në fshatin Kocul nga qyteti i Vlorës të duhen 1 orë e 30 min, edhe pse nuk është më shumë se 30 km larg. Rruga e shkatërruar e vështirëson mbërritjen në këtë fshat me 150 shtëpi.

Tërmetet, por më së shumti shembjet e tokës, shkaqet e të cilave janë të shumta, i kanë bërë të pabanueshme shumë prej banesave.

5 banesa janë shembur, dhe më shumë se 30 të tjera janë të pabanueshme nga dëmtimet, çarjet e mureve dhe themeleve kanë detyruar banorët të largohen dhe të strehohen tek të afërmit e tyre

Koculi shtrihet në një zonë të pasur me naftë si dhe pranë minierës së Selenicës. Por ajo çfarë duhet t’i jepte begati zonës, duket se është kthyer në një mallkim.

Banorët fajësojnë shfrytëzimin pa kriter të këtyre burimeve nëntokësore për demet. Nëse katastrofa nuk ndalet thonë ata, fshati rrezikon të fshihet nga harta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu