Ftesa e Taravarit për Kuvend në Kumanovë, reagojnë nga ASH e Selës

Përmes një emaili të Aleancës për Shqiptarët demantohet se Kuvendi Qendror i partisë do të mbahet të nesër në Kumanovë, përcjell TV21.

Në Facebook është shpërndarë edhe mesazhi, që sipas ASH-së, u është dërguar disa kuvendarëve. E gjithë kjo ngjall dyshimet në atë se kreu i partisë, Arben Taravari ndoshta do të mbledh Kuvendin Qendror para mbledhjes së caktuar nga kryetari i KQ-së, Ziadin Sela, për ditën e shtunë. TV21 që nga mëngjesi ka kontaktuar kryetarin e partisë, Arben Taravari, por deri në publikimin e këtij informacioni, nuk i është përgjigjur pyetjeve tona./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu