Ftohet edhe një shqiptare të Maqedonia e Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut për femra deri në 17 vjeç do të marrë pjesë në turneun kualifikues të UEFA-s (Liga A) në periudhën prej 23 deri më 29 mars në Lisbonë të Portugalisë.

Në grup janë Gjermania, Portugalia mikpritëse dhe Hungaria.

Në kuadër të grupit 3 të turit të dytë të kualifikimeve, skuadra e Katerina Mileskës në turin e parë (23 mars) do të luajë kundër favorites Gjermania.

Tre ditë më vonë do të luajë kundër Portugalisë. Në xhiron e fundit, që është caktuar për 29 mars, luajnë me Hungarinë.

Është ftuar edhe shqiptarja e talentuar, mesfushorja Rona Rrustemi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu