Fushata e Vuçiqit për president të Serbisë, pamjet që po “çmendin” serbët! (VIDEO)

Derisa fushatës zgjedhore në Serbi po i vie fundi, kryeministri i tanishëm, kandidat presidencial në Serbi, Aleksandër Vuçiq, është duke qenë prezent në të gjitha mediat në Serbi.

Përveç kësaj, ai së fundmi kishte realizuar edhe një videospot për të folur rreth rëndësisë që ka ky post për shtetin e Serbisë.

Por ajo që ka rënë në sy së fundmi, përcjell Telegrafi, të cilat kanë nxitur edhe debate në rrjetet sociale, janë njerëzit që po e “shoqërojnë” atë, sikurse në spotin elektoral, po ashtu edhe në emisionet televizive.

Së paku sipas asaj që komentohet në mediat sociale, ai të njëjtët njerëz ka përdorur në spotin e tij në aeroplan, si dhe në një debat televiziv. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu