Futbollisti i Kosovës motivohet me librin e UÇK-së para ndeshjes me Çekinë

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Pragë mesditen e sotme, ndërsa nesër do përballet me kundërshtarin direkt të grupit, Çekinë.

Për futbollistët është barra e afro 10 milionë shqipëtarve ky takim, kështu që i duhen motivime ndër më të ndryshmet për ta mbajtur lart moralin, para ndeshjes së shekullit, shkruan Indeksonline.

Mergim Vojvoda është një nga lojtarët bazë të Kombëtares sonë, e ndoshta ai ka sjell mënyrën më të veçantë për të motivuar vetën para sfidës së rëndësishme.

Mbrojtësi i Kosovës në rrjetin social Instagram, postoi një fotografi sa artistike, aq motivuese, Vojvoda është duke lexuar librin: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta, në Kosovë”

Për më tepër që lojtari vjen nga një zonë ku gjatë asaj kohe ishte e njohur për rezistencën ndaj okupatorit serb, pra Skenderaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu