Gabriel Bajram, djali i Amdi Bajram shkon në paraburgim, ja arsyeja

Djali i ish deputetit tashmë të ndjerit Amdi Bajramit, Gabriel Bajram do të shkojë në paraburgim, përcjell TV21. Ai dhe djali i tij dyshohen për veprën penale “d hunë”.

Dy të dyshuarit, Gabriel Bajram dhe djali i tij, pardje në një lokal në bulevardin “Sllovenia” në Shkup, derisa ishin në një festë të ditëlindjes në familje, kanë ushtruar dhunë të rëndë ndaj një personi.

“Pala e dëmtuar refuzoi t’i jepte njërit prej të ftuarve të pranishëm në festë pjata për t’i thyer. Në atë moment, i dyshuari ka nxituar drejt banakut dhe me dorë ka tundur shishet dhe gotat, duke ia hedhur në fytyrë të dëmtuarit. I dëmtuari ka arritur të mbrohet me duar, pas së cilës i dyshuari ka filluar ta godasë me grusht në pjesën e kokës. Në goditjet i është bashkuar edhe djali i tij, ndërsa gjatë gjithë kohës dy të dyshuarit kanë sharë dhe kërcënuar të dëmtuarin. Viktima ka pësuar lëndime fizike në kokë dhe trup, ndërsa dhuna ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, kërcënimit dhe frikës tek dëshmitarët e tjerë të pranishëm në ngjarje”, thonë nga Prokuroria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu