Ganiu për rininë e “zjarrit”: Ekzekutivi ju ka harruar, por nuk lejuat të jeni pjesë e autobusëve që ikin për kurbet

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu nga Teatri Kombëtar ka deklaruar se rinia që mbështet “grupin e zjarrit” ka vendosur që qëndrojë në autobusët vendorë, edhe përskaj se sipas tij ekzekutivi i harroi.

Sipas tij, rinia që gjendet në këtë tubim vendosi të mos bëhet pjesë e karvanit të autobusëve që ikin për kurbet.

Ndoshta përfaqësuesit e ekzekutivit ju kanë harruar, madje duke mos i bërë vend asnjë përfaqësuesi nga radhët e Forumeve rinore në mesin e tyre. Por ama ju jeni këtu dhe do të qëndroni këtu, për të kërkuar gjithçka që ju takon, për të thënë se s’keni ndërmend të jeni pjesë e karvanëve të autobusëve me të rinj që po e braktisin vendin për kurbet gjithnjë e më shumë, sepse ju jeni pjesë e karvanëve të autobusëve vendorë që shkojnë çdo ditë nëpër universitetet për t’u shkolluar e emancipuar”, tha Ganiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu