Gashi: Më mirë me vdekë, se me qenë bashkë me BDI-në e Ali Ahmetin

Sekretari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka komentuar ne facebook mbi mundshmërinë e bashkëpunimit të Lëvizjes BESA, me BDI-në, i cili u shpreh se më parë do zgjedh vdekjen se sa bashkëpunimin me Ali Ahmetin, transmeton InfoShqip.

Deklarata e përbashkët e partive shqiptare dhe takimet e inicuara nga Kryeministri Rama në Tiranë e Presidenti Thaçi në Prishtinë me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë janë shfrytëzuar nga shumë eksponentë për të akuzuar Lëvjzjen BESA për gjoja bashkëpunim me BDI-në. Për më shumë, ndiqeni të plotë fjalën e z.Gashi

“Me qenë mes dilemës a te vdes apo të bëhem bashkë me BDI-në e Ali Ahmetit, pa asnjë mëdyshje kisha vendosur të vdes! Më  mirë të vdes faqebardhë se i njollosur duke qenë në një vend me Ali Ahmetin.” –  Përfundoi z.Gashi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu