Gashi uron Kurtin për mandatin e ri: Për Kosovën një faqe e re, për miqësinë tonë një vazhdim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fillimin e mandatit të ri të Qeverisë së Kosovës.

Gashi bëri të ditur se në ditën e parë të punës së Qeverisë së re zhvilloi një bisedë telefonike me Kurtin, të cilit i përcolli urimet për mandatin e ri dhe suksese për Qeverinë Kurti 4.

“Uroj që ky mandat të sjellë rezultate të mira për qytetarët e Kosovës, forcim të institucioneve dhe vlerave demokratike, si dhe hapa të rinj drejt zhvillimit dhe integrimit europian”, shkroi Gashi.

Ai theksoi se gjatë bisedës është riafirmuar gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke vënë në pah lidhjet vëllazërore, fqinjësinë e mirë dhe interesin e përbashkët.

“Për Kosovën një faqe e re, për miqësinë tonë një vazhdim”, përmblodhi Gashi mesazhin e tij, duke shtuar se bashkëpunimi institucional mes dy vendeve është garanci për një të ardhme më të fortë dhe të përbashkët në rrugën europiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu