Gaz Demi e kërcënon me jetë, Berisha nuk ndalon e sulmon sërish

Ish kryeministri Sali Berisha, prej dy ditësh është përfshirë në një debat me presidentin e klubit Partizani, Gaz Demi. Berisha e përmendi Demin në një status në facebook, ku thoshte se ai kishte vizituar Tahirin në shtëpi. Pas kësaj deklarate, Gaz Demi i është përgjigjur ashpër duke kërkuar që Berisha të mos e përmend më.

Mbrëmjen e sotme, në televizionin News 24, Berisha deklaroi se Gaz Demi e ka rreshtuar veten me familjen mafioze rë Edi Ramës dhe se nga sot, ai do ta quajë “Gaz Rama”.

“Nuk do ti them më Gaz Demi, por Gaz Rama. Pra, jo të klanit biologjik por të klanit mafioz të familjes mafioze që ka rreshtuar veten. Sa herë të shihni të shkruajtur Gaz Rama, e dini kush është.”

Berisha gjithashtu përsëriti akuzën, se ka patur tentativa nga Gaz Demi dhe Olsi Rama për të blerë Hotel Plaza.

“Zoti Demi, lexon letrën që i shkruan Edi Rama. Cfarë ka ndodhur? 6 muaj përpara në parlament, më thonë se te Hotel Plaza, Olsi Rama dhe Gaz Demi, më falni, Gaz Rama, po fusin lek. Pas 6 muajsh del se kunati i Gaz Ramës, po blen hotelin. E kuptoni apo jo? Këto janë paratë e Olsi Ramës. Le ta blente 100 herë edhe Gazi edhe stër-Gazi, por të mos i futej thika pas shpine taksapaguesve. Rama para një viti e bëri 6% TVSH-në, për hotelet me 5 yje.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu