Gaza, ekzekutohen tre persona për shkak se kanë spiunuar për Izraelin

Ministria e Brendshme në Gaza ka deklaruar se janë ekzekutuar tre persona të cilët ishin të dënuar se kanë spiunuar për Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata ushtarake në Gaza ka shqiptuar dënimet me vdekje për tre personat për tradhti dhe spiunazh për Izael, kurse në deklaratën e Ministrisë theksohet se “dënimi me vdekje është kryer pasi Gjykata e Apelit vërtetoi vendimin”.

“Dënimet janë shqiptuar në përputhje me kushtetutën palestineze. Tre persona janë ekzekutuar për tradhti. Bëhet fjalë për persona të cilët kanë spiunuar për pushtuesin dhe armikun e shtetit dhe popullit palestinez”, thuhet në deklaratë.

Ekzekutimi është kryer në kompleksin policor “Arafat” në Gaza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu