Gazeta greke: Vajza e politikanit maqedonas është arrestuar për kontrabandë me substanca narkotike

Gazeta greke “Prototema” shkruan se në Mykonos të Greqisë është arrestuar vajza e një politikani maqedonas, e cila dyshohet se është e përfsjirë në kontrabandë me kokainë dhe ekstazë, përcjell TV21.

Vajza është përshkaruar si një 21-vjeçare, influencere në Instagram, nëna e të cilës është juriste-avokate. E njëjta dyshohet se ka operuar bashkë me dy shettas të Maqedonisë së Veriut dhe me një DJ të njohur libanez.

“Gjatë arrestimeve dhe kontrolleve u sekuestruan 220 gramë kokainë, 270 gramë metamfetamine, 437 tableta ekstazi dhe rreth 160 gramë kanabis. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e kontakteve të tyre”, shkruan gazeta greke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu